Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masat e reja antiCOVID-19.
Masa këto që do të hyjnë sot në fuqi e që do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Nga sot gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30. Masë tjetër është edhe ora policore e vendosur nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
Kurse në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
Kujtojmë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 2 mijë e 943 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes shkak i infektimit nga ky virus.

Back to top button