“Sot i keni pllumat në Mitrovicë, jo automatat”

Bahtiri tha se nderkombëtarët presin që të marrë fund korrupsioni dhe të këqijat e tjera

Kandidati për kryeministër nga koalicioni, LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, para mitrovicasëve, tha se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës.

“Ky është koalicioni i vetëm që ka me siguru integrimin e Kosovës në BE-dhe NATO dhe që mund ta ruaj partneritrin me SHBA-në dhe partnerët e tjetë nderkombëtar, sic e ka thonë Rugova. Program që dyfish më shumë siguron rritje ekonomike sec ka siguruar më herët nga ne… Për t’i sigur të rinjtë se mund të gjejnë një punë kur përfundojnë studimet”, tha ai.

Përfaqësuesi i AKR-së, Agim Bahtiri, u shpreh se nderkombëtarët presin që të marrë fund korrupsioni dhe të këqijat e tjera dhe se sipas tij vetëm ky koalicion mund t’i hedh poshtë këto.

“O sot o kurrë do të luftojmë të keqen që e kemi perjetu që 18 vjet, fillimi i shpresës ka ardh tani… BE dhe Amerika po pret me padurim m’i thonë poshtë korrupsionit, poshtë krimit..Sot i keni pllumat në Mitrovicë, jo automatat qysh kersitshin nga kriminelët këtu më herët”, tha Bahtiri./21Media

Back to top button