Aeroporti në Paris është evakuuar të shtunën për shkak të një pakete të dyshimtë

Aeroporti në Paris është evakuuar të shtunën për shkak të një pakete të dyshimtë

Pasi mediat raportuan se terminali në aeroportin “Sharl de Gol” në Paris është evakuuar të shtunën për shkak të një pakete të dyshimtë në afërsi të vendit ku kryhet kontrolli i pasaportave, autoritetet e aeroportit njoftuan se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.

“Nuk ka evakuim në aeroport sot. Është kryer vetëm procedura e zakonshme për valixhe. Tash serish funksionojmë normalisht”, thanë zyrtarë të aeroportit.