Ledri Vula dhe Lluni së shpejti vijnë në bashkëpunim

Artistët Ledri Vula dhe Lluni do sjellin bashkëpunimin e verës së shpejti.
Përmes Instagramit, Lluni ka publikuar një fotografi krahë reperit dhe ka lënë të kuptohet se ata kanë bashkuar forcat për një hit veror.
“Narcos” asnjëherë nuk është dukur më mirë”, është shprehur ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by lluni (@lluni96)


Deri në këtë moment, nuk ka një datë lansimi.
Ndjekësit mezi po presin të dëgjojnë artin e dy reperëve shqiptar. Ata nuk hezituan të shprehen në komente se do të jetë një hit tjetër në listën e këngëve të dy artistëve.
Kujtojmë që, Ledri së fundmi publikoi “T’du” në bashkëpunim me artisten, Kida.
Ndërkaq, Lluni solli “Carlito”./21Media

Back to top button