Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sot mblidhet KQZ-ja, pritet regjistrimi i një partie politike dhe pezullimi i një tjetre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do ta mbajnë mbledhjen e radhës, ku pritet të regjistrohet një partie politike dhe pezullimi i një partie tjetër, si dhe privimi i përfitimit të mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për subjektin politik, Partia e Ashkalinjëve për Integrim.

Gjithashtu, do të shqyhet raporti për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.

Rendi i ditës:

1.      Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.      Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024;

3.      Aktivitetet e Zyrës:

1.      Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE,  me akronimin GIG;

2.      Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS;

3.      Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM

Policia: Komuna s’ka kërkuar asistencë për largimin e strukturave paralele nga objekti në veri

4.      Raport i Këshillave të KQZ:

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore.

5. Të ndryshme;

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button