Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar që mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka të bëjë me caktimin e datës së seancës së radhës.

Po ashtu do të shqyrtohen edhe propozimet e kërkesave të partive politike.

Kryesia do të mbahet në ora 10:00.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Vendi: C301