Sot miqësorja Prishtina – Shkëndija e Tetovës

 
Kampioni i Kosovës në futboll Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndisë së Tetovës.
Ndeshja zhvillohet si parapërgatitje, para raundit të parë të preliminareve të Ligës së Kampionëve, kundër kampionit të San Marinos Folgore, e cila zhvillohet në Elbasan.
Ndeshja Prishtinë-Shkëndija e Tetovës fillon nga ora 17:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Back to top button