BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

 
Në fundjavë Bashkimi Evropian pritet të miratojë zyrtarisht heqjen e kufizimeve në udhëtimet për shtetasin nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej situatës së mirë me Covid-19. Kriteret për lëvizjen do të lehtësohen por vendet anëtare mundet ende të aplikojnë kërkesën për tamponin negativ ose izolimin disaditor.
Qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk do të kenë më kufizime kur të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Ambasadorët e 27 vendeve vlerësuan të mërkurën se tri shtetet ballkanike e kanë nën kontroll situatën epidemiologjike ndaj edhe konsiderohen vende të sigurta.
Vendimi mbetet jodetyrues pasi secili vend i BE-së mund të vazhdojë të kërkojë një tampon negativ ose karantinim të personave të huaj.
Statusin “vend i sigurt” e përfitojnë ato shtete që kanë jo më shumë se 75 infektime me kovid-19 për 100,000 banorë, brenda një afati dyjavor.
Të dhënat tregojnë se për rastin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ky tregues është disafish më i ulët, nën 20 raste për 100 mijë banorë, dhe pak më i lartë por brenda normës në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi./oranews

Back to top button