Sot mot me diell e rrebeshe shiu
Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo javë do të shoqërohet me mot të ndryshueshëm. Dita e martë parashikohet të jetë kryesisht me diell.
Mirëpo, pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi edhe për rrebeshe afatshkurta shiu.
Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?