Sot mot me diell, maksimalet deri në 20 gradë Celsius
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, pra ashtu sikurse ditëve të kaluara, do të ketë rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku ka njoftuar se, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.
”Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim./21Media