Sot mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.
KSipas IHMK-së ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalëngadalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike./21Media

Back to top button