Sot nis mjekimi me plazmë, Shqipëria rezervon vaksinën e Covid-19

 

Një javë pas pranimit të metodologjisë së kurimit me plazmë, mjekët shqiptarë kanë nisur aplikimin duke e konsideruar një shpresë të madhe për të shpëtuar pacientët e prekur rëndë prej covonavirusit

“Sot nis mjekimi me dy pacientë me plazmë”, u shpreh doktoresh Najada Çomo.

Mjekët që janë në frontin e parë në spitalin infektiv kanë zhvilluar një bashkëbisedime me kryeministrin Edi Rama, i cili theksoi angazhimin maksimal për ta.

Po ashtu, Rama theksoi edhe për shpërndarjen falas të vaksinës për disa kategori.

“Sfidë e madhe është sot hapja e shkollave pasi fëmijët janë më pak të rrezikuar por por jo të imunizuar. Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksnieruse për të lehtësuar aspektin e gripit të stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm plus për vaksinimin falas. Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinë kur të dalë dhe ajo është histori më vete që do e shohim në proces si vijon.”, u shpreh Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi gatishmërinë e bluzave të bardha dhe përpjekjet për tu ardhur në ndihmë të të prekurve prej Covid-19./Oranews

Back to top button