Sot N’Karadak krisin tupanat
Sot në Viti fillon Festivali Ndërkombëtar i Valleve dhe Riteve Folklorike.
Festivalit Folklorik Organizohet nga AKV “Kemajl Azizi” partner zyrtar në CIOFF dhe ansamblin zyrtar të Komunës së Vitisë.
Për të disktuar rreth këtij festivali në “Për ditë të mbarë” në RTV21 ishin të ftuar drejtori i festivalit, Arsim Abazi dhe bashkëpunëtori profesional Dilaver Kryeziu.
Abazi tregoi se ansamble të ndryshme të shteteve të Ballkanit do të performojnë në viti ku edhe do të mbahet festivali.
Këtij Festivali do t’i prijë edhe një tryezë e rrumbullakët ku do të jenë zyrtarë përfaqësues të ansalmbleve pjesëmarrëse.
Abazi tregoi se do të marrin pjesë disa ansamble nga Kosova , dy grupe do të jenë nga Maqedonia e Veriut, një grup nga Mali i zi, nga
Shqipëria dhe nga Bullgaria një grup, Abazi shtoi se mund të bashkohet edhe një grup nga Qipros Veriore./21Media