Sot për herë të parë do të dëgjohet ezani në Xhaminë e Kölnit
Xhamia më e madhe e Gjermanisë do të transmetojë ezanin për herë të parë këtë të premte.
Kjo vjen si pjesë e një marrëveshjeje midis Xhamisë Qendrore të Kölnit dhe autoriteteve të qytetit.
“Ne jemi shumë të lumtur” tha Abdurrahman Atasoy, sekretar i përgjithshëm i autoritetit të çështjeve fetare të qeverisë turke në Gjermani, DITIB, që drejton xhaminë, transmeton rtv21.tv.
Kryetarja e bashkisë së Kölnit, Henriette Reker, tha se lejimi i ezanit ishte “një shenjë respekti” për shumë myslimanë të qytetit.
Kölni ka më shumë se 100,000 banorë myslimanë./21Media