70 mijë euro për pasurimin me tituj të rinj të librave për Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”

Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 70 mijë euro për pasurimin me tituj të rinj të librave për Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen Dardania.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot në ora 15:00, bashkë me Drejtoren e Kulturës, Arta Balaj do ta përcjellin nga afër implementimin e projektit “Furnizim me libra” në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”./21Media

Back to top button