​Sot përfundon afati dhe dihet se cilat subjekte politike garojnë në zgjedhje

Katër parti politike dhe një iniciativë qytetarë dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat për certifikim dhe listat me kandidatët për deputetë.

Por asnjëra nga to nuk është nga radhët e partive të mëdha politike.

‘Deri më tani (10 dhjetor) kemi pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativa qytetare. Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – Jednstvena Goranska Partija (JGP) – Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – Srpska Demokratija (SD) – Narodna Pravda”, tha Elezi për rtv21

Në kohën kur ka mbetur më pak se një ditë afat për dorëzim të kërkesave për certifikim dhe listat me kandidatët për deputetë, partitë politike po vazhdojnë parafushatën zgjedhore duke prezantuar edhe kandidatët për deputetë.

Për qytetarët, parafushata e nisur që nga shpallja e zgjedhjeve në gusht, është e lodhshme.

Në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se çështjet politike dhe partiake kanë dominuar secilin diskutim në vend duke e vlerësuar parafushatën si të lodhshme.

“Në Kosovë pothuajse….secili proces është karakterizuar  nga një fushtë e tillë e gjatë për jo çka kemi parë është  fushata ka nisur pak ditë pas shpalljes duke kontribuar në lodhje të qytetarëve për shkak se çështjet politike dhe partiake të shtuara nga partitë kanë dominuar secilin diskutim, tha Cakolli.

Fushata zgjedhore nis zyrtarisht më 11 janar dhe do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt në orën 6:59 minuta./RTV21/21Media

Back to top button