Sot përfundon afati për faljen e borxheve

Rreth 600 mijë raste kanë përfituar nga falja e borxheve

Sot përfundon afati për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara prej datës 31 dhjetor, 2008.

Ky afat ishte paraparë deri 1 shtator por meqenëse nesër është festa e Kurban Bajramit, ky afat përfundon sot pasdite.

Përndryshe deri në muajin gusht ishin rreth 600 mijë raste, të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve.

Sipas Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, kanë mundur të përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Back to top button