Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot SHBA-ja i thotë lamtumirë Bushit të Vjetër

Të pranishëm edhe presidentët, Trump, Carter, Clinton dhe Obama

Në Washington u zhvillua ceremonia shtetërore e varrimit për të nderuar presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara, George Bush, i cili ka vdekur më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare. Ceremonia mortore u mbajt në Katedralen Kombëtare të Washingtonit ku morën pjesë edhe burrështetas nga shumë shtete të ndryshme.

Presidenti i 43-të i SHBA-së, George H. W. Bush tha para të pranishmeve se babai i tij i mësoi si të rriteshin me dinjitet, humor dhe dashamirësi. Në këtë ceremoni folën edhe ish-kryeministri kanadez, Brayn Mulroni, ish-senatori amerikan, Alan Simpson dhe historiani presidencial, Jon Meacham të cilët vlerësuan lartë veprën dhe kontributin e ish-presidenti Bush dhënë SHBA-së dhe më gjerë! I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti Donald Trump si dhe tre ish-presidentët amerikanë, Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama, përcjell rtv21.tv.

Në mesin e liderëve të Jashtëm po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ka shpallur ditën e sotme ditë zie në Kosovë në shenjë respekti për ish-presidentin, George H. W. Bush. Protokolli amerikan ishte përkujdesur që Thaçin ta ulin afër kancelares gjermane, Angela Merkelit.

Pas funeralit, ku morën pjese rreth 3 mijë veta arkivoli i ish-presidentit Bush do të dërgohet në bazën ajrore Andrews dhe prej andej në Houston në Texas për shërbesën e dytë dhe të fundit të enjten. Ai do të varroset afër bashkëshortes së tij, Barbaras, e cila ka vdekur në muajin prill dhe të bijës së tyre Robin, e cila kishte vdekur në vitin 1953 nga leukemia, kur ishte qenë vetëm tri vjeçe./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button