Sot shqyrtohen dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot nga ora 10:00 për të shqyrtuar dy marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Projektligji nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë;
3. Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave;
4. Diskutim rreth hartimit të Planit të Punës së Komisionit për vitin 2022;
5. Të ndryshme./21Media

Back to top button