Johnny Depp dekorohet me medalje nga Serbia

Aktori Johnny Depp është dekoruar me medalje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ia dorëzoi medalje aktorit në një ceremoni në Serbi për “meritat në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Serbisë në botë”.
Depp ka qenë i përfshirë në disa projekte përfshirë xhirimet e skenave në Beograd për filmin artistik “Minamata” dhe në serialin e animuar të prodhuar nga Serbia “Puffins Unlimited”.
“Unë sinqerisht ju falënderoj, President Vuçiq. Ju falënderoj që jeni kaq i sjellshëm për të ma dhuruar këtë medalje”, ka thënë Depp.
Kujtojmë që vjetëve të fundit reputacioni i Deppit është dëmtuar dukshëm në Hollywood. Ai i ka humbur disa role të rëndësishme filmike pas humbjes së rastit gjyqësor të ngritur nga ish-gruaja e tij, Amber Heard, e cila e akuzoi aktorin për dhunë fizike dhe emocionale./21Media

Back to top button