Sot temperaturat shënojnë ngritje, maksimalja deri në 32 gradë

Për sot parashikohet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta, ku gjatë orëve të pasdites pritet të ketë reshje lokale përreth zonave malore, kryesisht në perëndim dhe jug, ndërsa vonë në mbrëmje parashihet të ketë zhvillime konvektive të vranësirave në shkallë vendi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara gjatë mbrëmjes pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 45 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32 gradë Celsius. /MeteoKosova