Haradinaj kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Haradinaj ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, është shprehur Haradinaj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë.
Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara përkujton kalimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776./21Media