Sot vetëm një rast me Covid-19

Një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19, nga 398 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se 32 qytetarë janë shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, duke e çuar në 225.013 numrin e të shëruarve në vend.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 480 doza të vaksinës.
Deri më sot 822 mijë e 844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, janë dhënë edhe 102 mijë e 570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button