Refugjatët në Gjermani mund të shkëmbejnë paratë e Ukrainës me euro

Nga nesër, refugjatët ukrainas në Gjermani do të mund të konvertojnë paratë që kanë sjellë nga shtëpia në euro, pa tarifa këmbimi, informoi ministria gjermane e financave.

Çdo refugjat do të jetë në gjendje të shkëmbejë deri në 10,000 hryvnia ukrainase (270 £; 340 dollarë) në bankat gjermane.

Kjo është pjesë e një programi shkëmbimi të rënë dakord bashkërisht nga ministria e financave në Berlin, bankat qendrore të Gjermanisë dhe Ukrainës dhe Komiteti Gjerman i Industrisë Bankare.

Shuma totale e parave të gatshme që mund të shkëmbehet fillimisht është vendosur në 1.5 miliardë hryvnia (40.4 milion £; 50.8 milion dollarë). Skema do të zgjasë tre muaj, shkruan BBC.

Do të pranohen kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe 1000 hryvnia./21Media

Back to top button