Sot vranësira, reshje shiu e bubullima

 

Me mot të ndryshueshëm nisi java e fundit e gushtit.

Moti që do të mbizotërojë në vendin tonë gjatë ditës së sotme nuk do të jetë i qëndrueshëm. Mëngjesi i sotëm u përfshi nga reshjet e shiut.

Vranësira, reshje shiu e bubullima do të ketë gjatë tërë ditës. Rrebeshet nëpër lokalitete mund të jenë më intenzive, me mundësi për breshër.

Por, nga dita e mërkurë pritet përmirësim, do të depërtojnë masa kryesisht stabile dhe të thata anticiklonike.

Ndërsa, nga dita e enjte në tërë rajonin tonë na pret mot kryesisht me diell dhe me ngritje progresive të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.

Back to top button