Sot vranët dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara. Gjatë pasditës priten intervale të shkurta me diell.
Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19 gradë Celsius./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?