Sot zgjedhje në 21 komuna të Kosovës

Nga 38 komuna të Kosovës, sot në blatazh do votohet për të zgjedhur kryetarin në 21 komuna.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti, shkruan rtv21
Në raundin e parë të zgjedhjeve, me 18 tetor me më shumë se 50% të votave është zgjedhur krytari në: Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Han të Elezit, Skenderaj, Pejë, Lipjan, Deçan, Suharekë, Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

VV garon në 12 komuna
Në këtë raund, Vetëvendosje garon në: Prishtinë me Arben Vitin, në Kamenicë me Kadri Rahimajn, në Shtime me Qemajl Aliun, në Obiliq me Halil Thaçin, në Fushë Kosovë me Enver Bajçinca, në Gjakovë me Mimoza Kusari-Lilën, në Gjilan me Alban Hysenin, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Viti me Arsim Ademin, në Rahovec me Visar Korenicën, në Kaçanik me Jeton Rakën, në Prizren me Mytaher Haskukën.

Megjithatë, në raundin e parë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur në asnjë komunë fitore pa balotazh.
LDK garon në 9 komuna
Në raudin e dytë të zgjedhjeve LDK është në balotazh në 9 komuna: Prishtinë me Përparim Ramën, në Gjilan me Lutfi Hazirin, në Podujevë me Ekrem Hysenin, në Istog me Ilir Feratin, në Vushtrri me Xhafer Tahirin, në Fushë Kosovë me Burim Berishën, në Viti me Sokol Halilin, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Dragash me Bexhet Xheladinin.

Ndërsa, në ruandin e parë LDK ka fituar në Pejë me Gazmend Muhaxherin dhe Lipjan me Imri Ahmetin.
PDK garon në 8 komuna
Ndërsa, PDK sot është në balotazh në 8 komuna të Kosovës: Në Prizren garon me kandidatin Shaqir Tolaj, në Drenas garon me Ramiz Lladrovcin, në Vushtrri me Ferat Idrizin, në Shtime me Naim Ismajlin, në Malishevë me Isni Kilakn, në Kaçanik me Besim Ilazin, në Klinë me Esat Racin, në Dragash me Shaban Shabanin.

Në raundin e parë PDK ka fituar katër komuna pa balotazh. PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut me Bedri Hamzën, në Ferizaj Agim Aliun, në Han të Elezit me Mehmet Ballazhi dhe në Skenderaj me Fadil Nurën.
AAK garon në 5 komuna
Në këtë raund, AAK garon në 5 komuna: Në Gjakovë me Adrian Gjinin, në Istog me Bekë Berishën, në Klinë me Zenun Elezajn, në Rahovec me Smajl Latifin dhe në Junik me Agron Kuçin.

Në raundin e parë AAK ka fituar në Deçan me Bashkim Ramosajn dhe në Suharekë me Bali Muharremajn.
Partitë që garojnë për nga një komunë
Ndërsa, partitë, të cilat garojnë vetëm në një komunë janë: Nisma që synon ta marrë Malishevën me Ekrem Kastratin. PSD, po ashtu qëndron njëjtë ajo synon ta marrë Kamenicën me Qendron Kastratin.
Edhe nga Kosova Demokratik Turk Partisi ka vetëm një kandidat për këtë raund, ajo garon në Mamushë me Abdulhadi Krasniqi. Ndërsa, Kosova Adalet Turk Partisi synon Mamushën me Arif Butuqin. Nga Gi Srpska Narodna Sloga garon Strahinja Spasiq synon Kllokotin.
Në këtë raund, Lista Serbe garon në Kllokot me Vladan Bogdanoviqit. Lista Serbe në raundin e parë me 17 tetor  ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Gara në mes të partive politike 

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50% të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50%.
Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51%, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71%.
Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76% të votave dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së me 37.20%.
Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja me 44.67% të votave dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36% të votave.
Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69% të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56% të votave.
Burim Berisha i LDK-së me 49.72% të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58% të votave, do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.
Në Istog, në balotazh do të jenë: Ilir Ferati i LDK-së me 41.09% të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave.
Balotazhi në komunën e Obiliqit do të zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 48.12%  të votave dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19% të votave.
Në komunën e Klinës në balotazh janë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33% të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42% të votave.
Në Kamenicë në balotazh janë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 32.52% të votave dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 31.01% të votave.
Në balotazh në Rahovec janë Smajl Latifi i AAK-së me 47.18% të votave dhe Visar Korenica i LVV-së me 24.84% të votave.
Në komunën e Podujevës në balotazh janë: Ekremit Hyseni i LDK-së me 44.20% të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16% të votave.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54% të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17% të votave.
Në Viti në balotazh janë Sokol Haliti i LDK-së me 41.30% të votave dhe Arsim Ademi i LVV-së me 34.50% të votave.
Në Prizren në balotazh janë Mytaher Haskuka i LVV-së me 40.41% të votave dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 31.36% të votave.
Në komunën Junikut në balotazh janë Agron Kuçi nga AAK-ja me 45.19% të votave dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 42.01% të votave.
Komuna e Malishevës është në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 34.08% të votave dhe Isni Kilajt të PDK-së me 28.82% të votave.
Në Vushtrri në balotazh janë Ferit Idrizi i PDK-së me 10 247 vota ose 34.81% dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9 956 vota ose 33.82%.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29% të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23% të votave.
Kllokoti është në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01% të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33% të votave.
Komuna e Mamushës është në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 48.92% të votave dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95% të votave.
Qytetarët me të drejtë vote
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021./ 21Media

 
 
 
 

Back to top button