Moti: Me vranësira

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot me vranësira të lehta deri mesatare.
Temperatura e mëngjesit nga -2 gradë deri në 6 gradë Celsius, ndërsa më e larta e ditës nga 9 deri në 14 gradë Celsius.
Do të fryej erë e dobët dhe mesatare.
Kushtet biometeorologjike relativisht të pafavorshme për të sëmurët kronikë dhe vështirësitë më të mëdha mund t’i ndjejnë të sëmurët nga zemra dhe astmatikët.
Ata mund të ndjejnë nervozizëm, dhimbje koke dhe dhimbje kockash,prandaj iu këshillohet kujdes i shtuar, sidomos nëse janë pjesëmarrës në trafik./21Media

Back to top button