Spahiu: Kosova mund t’i vendos kusht Serbisë njohjen ndërkombëtare

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë sot nuk janë takuar mes vete në Bruksel në kuadër të dialogut, që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Për të folur në lidhje me dialogun dhe situatën atje sonte në CLICK ka qenë i ftuar ish ambasadori, Avni Spahiu.
Sipas Spahiut, Serbia po kërkon nënshkrimin e asociacionit mirëpo nuk ka një shpjegim për këtë gjë.

Në lidhje me këtë temë Spahiu ka shtuar se Kosova mund t’i vendos kusht Serbisë njohjen ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh edhe ndikim e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, Spahiu ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në çdo hap që bënë ndaj SHBA-ve./21Media

Back to top button