Spahiu: Raporti mes Serbisë dhe Kosovës paraqet problemin kryesor në rajon

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, sonte në RTV21 deklaroi se nuk mund të ketë trazira të mëdha që kërcënojnë paqen në veri.
Ai në emisionin debatues “Click” u shpreh se raporti mes Serbisë dhe Kosovës paraqet problemin kryesor në rajon.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sipas Spahiut, do të thoshte edhe përfundim i tensioneve të ndryshme që po ndodhin në rajon.
“Ne e dimë plotësisht se ku qëndron, në fakt se kush është fajtor që ky dialog po ngec”, tha ndër të tjera Spahiu./21Media

Back to top button