Spahiu: Serbia nuk ka nevojë për njohjen e Kosovës
Analisti Nexhmedin Spahiu, sonte në “Click” tha se Asociacioni mendohet si monedha, me të cilën Kosova ta blejë njohjen nga Serbia. Ai tha se edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i vunë kufijtë.
Spahiu në RTV21 u shpreh se edhe me planin e Ahtisarit, serbët në Kosovë e kanë një autonomi.
Ndër të tjera, Spahiu deklaroi se interesi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara po përputhet me interesin e Kosovës dhe duhet të shfrytëzohet ky rast.
Ai shtoi se Serbia nuk ka nevojë për njohjen e Kosovës.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti sot deklaroi se Kosova nuk i frikësohet zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin./21Media