Ngjarjet e datës 3 shkurt

09:30
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Kushtetuese nis procedurën për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)
10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”)
11:00
Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës organizon manifestimin sportiv “Laureatët 2021”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)
12:00
Disa studentë, në bashkëpunim me Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajnë aksionin simbolik “Kali i Trojës në Universitete Publike”. (Para Ministrisë së Arsimit)
13:00
Lukas Mandl, shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë për Zgjedhjet Komunale 2021, prezanton raportin përfundimtar. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë).

Back to top button