Spajiq: Duam që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës

(Lajm i përditësuar)


Lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq pas votimit deklaroi se e shohin Malin e Zi si vend shumë të suksesshëm, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ai ka theksuar se duan që Mali i Zi të bëhet Singapori i Evropës.

Spajiq është shprehur se qëllim gjeopolitik e kanë anëtarësimin në BE, për të cilin ka potencuar se do të punojnë shumë.

“Ne e shohim Malin e Zi të jetë [i suksesshëm] veçanërisht në aspektin ekonomik. Mendojmë se do të bëjmë një hap të madh përpara në vitet e ardhshme. Ne do të shohim rritje eksponenciale, do të shohim investime të mëdha në infrastrukturë, do të shohim një shtytje të madhe në një rregullore tatimore për sa i përket mundësive të biznesit në rregullimin e taksave dhe mënyra të tjera për ta bërë atë, ulja e barrierave për bizneset, etj. Ne duam të bëhemi Singapori i Evropës, vendi më miqësor ndaj biznesit në Evropë. Është e qartë se qëllimi ynë gjeopolitik është Bashkimi Evropian dhe anëtarësimi në BE. Pra, kjo është diçka për të cilën ne do të punojmë fort.”, ka thënë ai.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyri pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq.


Millatoviq: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq pasi ka votuar në zgjedhjet parlamentare, ka deklaruar se pasi të përfundon procesi i votimit, do t’i jap mandat atij që vendosin qytetarët, duke shpresuar se Qeveria do të formohet në mënyrë të shpejt dhe efikase.

Sipas tij, emri i të mandatuarit për kryeministër varet nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.

“Unë do të bëj detyrën time kushtetuese, do të bëj konsultime dhe pas konsultimeve, natyrisht do të nominoj, do t’i jap mandati mandatarit të ri. Dhe atë që thashë, këtu do të veçoja pikërisht këto emërime në drejtësi, që janë ekskluzivisht diku në kompetencë të Kuvendit të Malit të Zi, nga procesi i formimit të qeverisë, mendoj se Kuvendi i Malit të Zi do të duhej të fillonte menjëherë pas verifikimit të mandatit të deputetëve dhe deputeteve, të filloj konsultimet dhe diku së bashku me mua që e kam nisur atë proces, shumë shpejt të emërojmë edhe prokurorin suprem të shtetit dhe anëtarin e 7 të Gjykatës Kushtetuese dhe tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, që si shoqëri me këta pesë emra të bëjmë një hap të fuqishëm përpara, në rrugën tonë evropiane, dhe mendoj se do të përfaqësonte diku dhe një hap të mirë drejt mbylljes së një numri të madh kapitujsh të negociatave deri në fund të këtij viti. Mendoj se kjo është diçka për të cilën angazhohen të gjitha partitë politike në Mal të Zi”, tha ai.

Sa i përket formimit të qeverisë, ai tha se shpreson që qeveria të formohet në mënyrë të shpejt.

“Shpresoj që qeveria të formohet në mënyrë të shpejtë dhe efikase, mendoj se është diku dhe nevoja e qytetarëve në përputhje me zgjedhjen e vullnetit të qytetarët dhe se qeveria duhet të vazhdojë sigurisht rrugën e reformave në disa fusha edhe ta përshpejtoj, këtu kam parasysh para së gjithash përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, sundimin e ligjit në Malin e Zi dhe përshpejtimin e rrugës sonë Evropiane”, ka thënë ai.


Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Në Mal të Zi do të mbahen sot zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyn pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq .

Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinioni, sepse kanë realizuar programin “Evropa Tani 1” që ka nënkuptuar rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëherë kanë gëzuar popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

Në këtë fushatë kjo lëvizje është prezantuar me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re, që të jetë e qëndrueshme me detyra prioritare e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga lëvizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas-zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviq. Por, pas të gjitha ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas-zgjedhor me koalicionin e Demokratëve të Aleksa Beçiqit, respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviqit.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumicën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi.

Pak ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, ndërtesa e Kuvendit, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete.

Back to top button