SPAK firmos 32 arreste, ekzekutohen 18

Prokuroria e Posaçme ka firmosur 32 arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, por operacioni ka nxjerrë edhe një herë në pah faktin se krerët e grupeve kriminale janë më të avancuar në informacion se strukturat shteterore.
Policia ka ekzekutuar vetëm 18 prej urdhërave ku gjysma janë persona që ndodheshin me parë të arrestuar në paraburgim apo të dënuar në burgje, ndërsa pjesa tjetër individë që kanë pasur role dytësore në ngjarje.
Prangave u kanë shpetuar emra te tillë si Ervis Martini, Suel Çela apo edhe avokati Alban Bengasi që ka qenë shpesh ne mbrotje te tyre. Ndonëse nuk u pranua zyrtarisht nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dhe Drejtuesi i policisë së shtetit ne Gledis Nano gjatë konferencës mos arrestimi i personazheve kryesor tregon jemi perpara një dekonspirimi.
Kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe lezhë
Drejtori i policisë së shtetit tha se gjatë operacionit me urdhër të SPAK janë kontrolluar edhe 28 banesa ku jane gjetur dhe sekuestruar edhe arme zjarri antiplumb para dhe fatura bankash
“Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale’
Nano i mbylli fjalën e tij duke gartantuar se do të prangosen të gjithë të kërkuarit ndërsa apeloi se do të vijojë të pastrojë radhet e policisë nga të inkriminuarit./oranews

Back to top button