Tom Cruise në Festivalin e Filmit në Kanë pas tri dekadash

Yjet po ‘vërshojnë’ në Rivierën Franceze për edicionin e 75-të të Filmit në Kanë.
Aktori Tom Cruise, po merr pjesë në këtë ngjarje për herë të parë në 30 vjet për premierën e filmit të tij më të ri, “Top Gun: Maverick”.
Një vazhdim i shumëpritur i hitit të viteve ’80 Top Gun, kanë kaluar 36 vjet që nga hera e fundit që Cruise luajti rolin ikonik të pilotit të marinës amerikane Pete “Maverick” Mitchell.
Festivali i 75-të i Filmit në Kanë filloi më 17 maj në Cote d’Azur, i cili do të zgjasë deri më 28 maj.
Për nder të hapjes së një prej eventeve më prestigjioze në industri, yjet e kinemasë botërore u mblodhën në tapetin e kuq./21Media

Back to top button