“Duhet të riciklojmë e jo të importojmë qese”/Do të mbyllen 30 firma, 6000 të punësuar do të mbeten në rrugë?

Prodhuesit e qeseve në Maqedoninë e Veriut disa herë kanë qenë në takim në Qeveri, si dhe në Ministrinë e ambientit jetësor, me rastin e shtrenjtimit të çmimit të qeseve të plastikës, por ankohen se nuk kanë hasur në mirëkuptim. Ata vlerësojnë se shtrenjtimi duhet të zhvillohet gradualisht. 15 denarë përnjëherë paraqet ngarkim shtesë i buxhetit të qytetarëve, nëse merret parasysh se një gjevrek është 15 denarë, ndërsa gjithashtu duhet të paguajnë edhe 15 denarë për qese.

“Sinqerisht t’ju them as që e dinim që po përgatitet ligj i ri sipas së cilit të gjithë qeset duhet të jenë biodegraduese. Materiali biodegradues së pari është i pa qasshëm, shumë vështirë gjendet dhe procesi që të riorientohen fabrikat dhe prodhuesit është mjaft i komplikuar dhe duhet të zgjas një kohë më të gjatë”, tha Eli Kaçeva, Grupacioni i prodhuesve dhe përpunuesve të qeseve të plastikës.
Në mënyrë drastike është ulur puna e prodhuesve të qeseve, si dhe është më se e sigurte se do të vijë deri te mbyllja e 30 fabrikave, ndërsa pa punë do të mbeten rreth 6 mijë persona. Një makinë e përdorur për prodhimin e qeseve të biodegradueshme është 500 mijë euro, ndërsa vetë materiali është i paqasshëm. Minimum 5 milion euro duhet të investojë çdo prodhues që të arrijë deri te prodhimtaria që e kanë tani.
“Janë anuluar gjithë porositë e mëdha nga marketet dhe nga konsumatorët tanë, që do të thotë se prodhimi i përgjithshëm do të ulet në 10%. D.m.th. 90% e humbim prodhimtarinë”, tha Aleksandar Borizovski, prodhues i qeseve.
Duhet të formohet grup pune me organizatat joqeveritare, prodhuesit, tregtarët dhe profesorët e Universiteteve që kanë njohuri në këtë çështje. Në vend që të importohet, duhet të riciklohet dhe mbetjeve tu jepet vlerë, apeluan prodhuesit e qeseve të plastikës.
“Shteti, si dhe Ministria po i ikin përgjegjësisë. Sipas linjës së mundit më të vogël shkon në mbylljen e fabrikave. Mundeshin të gjejnë zgjidhje tjera. Në vendin tonë, sasia minimale e thasëve që hyjnë është 100 tonelata në muaj. E ne çka mund të bëjmë që t’i japim vlerë diçkaje që s’ka vlerë“, pohoi prodhuesi i qeseve, Zulan Jusufi.
“Në vitin 2013 standardet janë definuar, ne do të vazhdojmë nga 1 qershori i vitit 2023, kjo do të thotë se do të kenë një vit e gjysmë për të ndryshuar edhe prodhimtarinë”, tha ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.
Qytetarët me mendime të ndara, disa vlerësuan se është koha që të mendojmë edhe për ekologjinë, ndërsa pjesa tjetër nuk e mbështesin rritjen e çmimit të qeseve të plastikën në 15 denarë.
“Janë shtrenjtë, çmenduri e vërtetë është kjo me qeset.”
“Unë edhe para kësaj kam blerë me torbë. Për ndryshe, ndikon. Me shumë gjasa është shumë por qëllimi është që të mos i përdorim për shkak të ekologjisë. A e arsyetoni masën? Po, plotësisht.”
“Nuk e di si do të punojmë por do të mësohemi. Duhej të ishin më lirë, për qytetarët tanë 15 denarë janë shumë për një qese. Çfarë të blejnë më parë, bukë apo qese. Nëse një bukë është 25-30 denarë, atëherë u nevojiten 50 denarë që të paguajnë një bukë.“
Në Greqi, si vend anëtare e BE, 50% e qeseve janë nga polietileni. Në asnjë vend evropian qeset nuk janë 100% biodegradueshme. Në vitin 2015, në Gjermani është sjellë ligj, sipas së cilit prodhuesit duhet të orientohen në afat prej 7 vjetëve, por fare nuk përmendet biodegradimi, shkruan TV21./21Media

Back to top button