Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024

(Lajm i përditësuar)
Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024
Ka përfunduar derbi i sotëm i Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, ku kjo e fundit është eliminuar në çerekfinale.
Nikoqiri i Euro 2024, Gjermania, është eliminuar në fazën çerekfinale të turneut nga Kombëtarja e Spanjës, raporton KosovaPress.
Spanja e mposhti para pak çastesh Gjermaninë me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat e fitores te Spanja i shënuan Dani Olmo (minuta e 51’) dhe Mikel Merino (minuta e 119’), kurse golin e nderit te Gjermania e shënoi Florian Wirtz në minutën e 89’.
Me fitoren e sotme, Spanja vazhdon në gjysmëfinale, ku atje e pret fituesin e ndeshjes Portugali-Francë.
Rezultati final i ndeshjes së sotme, 2:1 në favor të Spanjës.
Spanja kalon në epërsi ndaj Gjermanisë në çastet e fundit
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Stuttgart Arena” ku po luhet derbi i Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja ka arritur të kalojë në epërsi prej 2:1 në ndeshjen ndaj Gjermanisë, falë golit të shënuar nga Mikel Merino.
Merino shënon në minutën e 119’ për 2:1.
Golin e gjeni më poshtë.
Euro 2024: Nevojiten vazhdimet mes Spanjës dhe Gjermanisë
Ka përfunduar koha e rregullt në derbin tejet interesant të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, ku fituesi do të përcaktohet në vazhdime e ndoshta edhe në penallti.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stuttgart Arena”, Spanja ka barazuar 1:1 me Gjermaninë.
Golin për spanjollët e shënoi Dani Olmo në minutën e 51’, kurse te Gjermania golashënues ishte Florian Wirtz në minutën e 89’.
Tani ndeshja shkon në vazhdime, ku do të luhen edhe 30 minuta të tjerë lojë, e nëse nuk vendoset fituesi, atëherë do të ketë ekzekutim të penalltive.
Rezultati final i kohës së rregullt, 1:1.
Super Yamal e super Olmo, Spanja në epërsi ndaj Gjermanisë
Kombëtarja e Spanjës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen ndaj Gjermanisë, falë golit të shënuar nga Dani Olmo, raporton KosovaPress.
Pas një asistimi nga Lamine Yamal, Olmo shënon gol në minutën e 51’ për 1:0.
Golin e gjeni më poshtë.
Spanjë 0:0 Gjermani
Ka përfunduar pjesa e parë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stuttgart Arena”, Spanja po barazon 0:0 me Gjermaninë.
Pavarësisht rasteve nga të dyja kombëtaret, portierët ishin në nivelin e tyre dhe arritën t’i mbajnë portat e paprekura.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Euro 2024: Spanja humb yllin për shkak të kartonëve, do të mungojë në gjysmëfinae
Nëse Kombëtarja e Spanjës kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024, do të jetë pa qendërmbrojtësin, Robin Le Normand.
Le Normand u ndëshkua para pak çastesh me karton të verdhë në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Gjermanisë në Euro 2024.
Le Normand u ndëshkua në minutën e 29’ me karton të verdhë në ndeshjen e sotme.
Këtu mund të ndiqni ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë
Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë në derbin tejet interesant të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Përballja e sotme po zhvillohet në stadiumin “Stuttgart Arena” të Stuttgartit, dhe i takon fazës së çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.
Linkun për ta shikuar ndeshjen e gjeni më poshtë.
Spain and Germany have shown impressive attacking potential so far – (rda-travel.co.uk)