Spasovksi: Është kapur në Turqi projektuesi dhe ekzekutori kryesor i Vanjës

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmjen e sotme ka bërë të ditur se është kapur në Turqi projektuesi dhe ekzekutori kryesor i Vanjës – Lupço Palevski.

Spasosvksi tha se pret sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e tij nga Turqia.

“Kolegët turq na informuan se projektuesi dhe ekzekutori kryesor i Vanja Gjeorgjivskës është ndaluar në Turqi. Mbrëmë në orët e vona është lëshua fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli dhe në kohë rekord është kapur nga kolegët tanë në Turqi. Monstrumi u kap me sukses në kohë rekord. Falënderojmë kolegët e Serbisë, Bullgarisë dhe Turqisë për bashkëpunimin. Dua të falënderoj edhe Interpolin dhe uroj që ekstradimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Presim ekstradimin sa më të shpejt të këtij monstre dhe të vendoset sa më parë para drejtësisë së vendit. “- tha Spasovski.

Back to top button