Ngjarjet e datës 6 dhjetor
Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 09:00)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Friedrich Ebert Stiftung, IOM Kosova dhe Kantar Index Kosova mbajnë konferencën “Ndikimi i liberalizmit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00-14:45)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-13:00)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e gjashtë të Konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30 – 17:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Mbahet konferenca hapëse “Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Obligimet e shtetit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Ministria e Drejtësisë mban ditën e dytë të konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!” (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 10:00)
Në kuadër të Javës kundër korrupsionit, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres INPO organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën “Ndjekja, gjykimi dhe parashkrimi i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Petrit Malaj, ambasador i Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 11:15)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovë organizon tryezën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në Komunën e Prishtinës”. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 12:00)
Në kuadër të javës kundër korrupsionit, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media me temën “ ‘Amnistimi’ i mos deklarimit të pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00-13:45)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022. Të ftuar përfaqësuesit e KGJK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Prezantohen gjetjet e hulumtimit “Veshjet popullore të Kosovës”. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, salla 127, Prishtinë, ora 16:00)
Mbahet diskutim “Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje”, raporti i Amnesty International. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 16:00-18:00)
Në kuadër të Ditëve të Bogdanit, mbahet akademi solemne. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja Shën Nënë Tereza, Prishtinë, ora 19:00)
Mbahet nata e poezisë dhe muzikës rome. (Lokali “Bubble Pub”, Prishtinë, ora 20:00-24:00)