Specialja do ta rishqyrtojë uljen e dënimit ndaj Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës Supreme ka marrë vendim që rastin e Salih Mustafës ta kthejë në rivendosje.

Në një komunikatë, Gjykata ka njoftuar se rastin ia ka kthyer sërish Apelit, për ta shqyrtuar uljen e dënimit, bazuar në arsyetimin e prezantuar.

“Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim mbi kërkesën e Mustafës u lëshua më 29 korrik të këtij viti, për mbrojtje të ligjshmërisë.

Back to top button