Specialja për RTV21 konfirmon se Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë

Gjykata Speciale ka konfirmuar për portalin rtv21.tv vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.
Gjithashtu kanë bërë me dije se Thaçi do të lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për të shprehur nderimet e tij dhe për të takuar familjen e ngushtë. Gjatë vizitës, i akuzuari do të vazhdojë të mbahet në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara. Kjo është vizita e katërt e z. Thaçi si i paraburgosur në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për portalin rtv21.tv./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?