Spekulimet e lidhin me United, përgjigjet Harry Kane

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Tottenhamit dhe Manchester United, tifozët e “Djajve të Kuq” brohorisnin që do ta shohin Harry Kane në skuadrën e tyre këtë verë.

Gjatë kohës kur United ishte në epërsi prej 2:0, tifozët e United filluan të këndonin drejt Kane “Do të shohim ty në korrik”, që ka të bëjë me spekulimet e fundit që po e lidhin yllin anglez me një kalim në “Old Trafford”.

Tani, Kane i është përgjigjur brohoritjeve të tifozëve të United.

“E dëgjova se çfarë po thanë ata por unë jam i fokusuar vetëm te kjo skuadër, dhe që ta mbyll këtë sezon fuqishëm”, tha Kane.

Në 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Tottenhamin, Harry Kane ka arritur të regjistrojë 26 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button