Spielberg bën regjinë e videos së parë muzikore të një kënge

Regjisori hollivudian Steven Spielberg hyri edhe në botën e videove të këngëve.
Ky 75 vjeçar në fillim të ktij muaji xhiroi promon e këngës “Cannibal”, të këngëtarit kryesor të bendit britanik Mumford and Sons, Marcus Mumford.
Në video shihet Mumford duke performuar këngën në një palestër të shkollës së mesme në New York.
Spielberg vlerësohet regjisori më i suksshëm i të gjitha kohërave. Ai ka fituar tre Oskarë për punën e tij. Por, videon muzikore e xhiroi me vetëm një celular.
“Cannibal” është singli i parë i Mumford nga solo albumi i tij që do të lansohet me 16 shtator 2022.
Sa i përket regjisorit Spielberg, duket se ai nuk do të pensionohet nga filmi në të ardhmen e afërt.
Filmi gjysmëbiografik dedikuar jetës së tij, i titulluar “The Fabelmans”, është planifikuar të lansohet në nëntor të këtij viti./21Media

Back to top button