Mbi 1 mijë e 400 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri janë konfirmuar 1 mijë e 480 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 14 testime të kryera në 24 orët e fundit. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 603.
Po ashtu një qytetare nga Tirana, 74 vjeçe, ka humbur betejën me virusin, ndërsa jën shëruar 1 mijë e 106 qytetarë.
Në Shqipëri janë 9 mijë e 519 raste aktive me virusin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve në Shqipëri që të mos neglizhojnë vaksinimin antiCOVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror./21Media

Back to top button