Spitali për RTV21 flet për gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit që u sulmua në veri

(Lajm i përditësuar)
Sot rreth orës 14:00 në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë të Veriut është sulmuar një 14-vjeçar nga grupet kriminale.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me ushtruesen e detyrës të drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca-Zhubi, e cila ka thënë se i mituri pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Djali i sulmuar në veri ka qenë në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ka marrë tretman dhe është liruar për në shtëpi pasiqëe gjendja e tij nuk ka qenë në rrezik jete”, ka thënë ajo për rtv21.tv.
19:40 – Sulmohet një 14-vjeçar në veri
Një fëmijë 14-vjeçar është sulmuar nga bandat kriminale në veri. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media që e mbajti në Mitrovicë.
Sveçla gjatë një konference për media nga Mitrovica tha se bëhet fjalë për një fëmijë banor i Kroit të Vitakut.
“Jam njoftuar se rreth orës 14:00 një 14-vjeçar banor i “Kroit të Vitakut” është sulmuar nga bandat kriminale duke shkuar në lagjen ku po banon. Fëmija ka lëndime trupore. Ai ka marrë trajtim mjekësor. Policia po angazhohet maksimalisht lidhur me rastin”, tha Sveçla.
Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Sveçla tha se pranë barrikadave po rrinë një numër i vogël i qytetarëve.
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./21Media

Back to top button