Presidenti i Sudanit Jugor urinon në përurimin e një rruge

Një video e presidentit të Sudanit të Jugut Salva Kiir duke urinuar gjatë një ngjarjeje publike javën e kaluar u bë virale dhe ndezi debat në mediat sociale duke vënë në dyshim aftësitë e tij për të drejtuar një vend.
Lideri 71-vjeçar duke qëndruar në këmbë për himnin kombëtar gjatë përurimit të një rruge të re, fillimisht dukej edhe i pavetëdijshëm për atë që ndodhi. Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt, përcjell portali rtv21.tv
Politikanët dhe avokatët nga Uganda dhe Kenia dolën në mediat sociale për të ngritur shqetësimet e tyre për vendin.
Sudani i Jugut, ku zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga pavarësia e tij në 2011, që atëherë Kirr ka qenë presidenti në detyrë.
Më poshtë është video e postuar nga Mawunya, e cila deri më tani ka marrë mbi një mijë pëlqime, rreth 908 retweet dhe mbi 300 cicërima. Përdoruesit e rrjetit vunë në dyshim me tërbim udhëheqjen, shëndetin dhe fuqinë e Presidentit të Sudanit të Jugut. Ata thanë se vendi ka nevojë për një udhëheqës më të mirë./21Media

Back to top button