Sporting-Arsenal, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:45 stadiumi “José Alvalade” do të jetë nikoqir i përballjes mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës.
Lideri i Premier Ligës u kualifikua direkt në këtë fazë, ndërsa Sportingut iu nevojit ta mposht skuadrën e Midtjylland me rezultat 5:1 brenda dy ndeshjeve.
Të dy skuadrat shënuan fitore në ndeshjet e tyre të fundit në ligat e tyre, ku portugezët e Sportingut e mposhtën Portimonensen me rezultat minimal 1:0, kurse Arsenali shënoi fitore 3:2 kundër Bournemouthit.
Ndërkaq, takimi i fundit mes Sportingut dhe Arsenalit daton në muajin nëntor të vitit 2018, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sportingun nuk do të paraqiten Braganca, Ugarte dhe Essugo, kurse te Arsenali mungojnë Elneny, Tierney, Trossard dhe Nketiah.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Sporting Lisbona (3-4-3): Adan; Goncalo Inacio, Coates, St. Juste; Ricardo Esgaio, Pedro Goncalves, Morita, Matheus Reis; Edwards, Paulinho, Trincao.
Arsenali (4-3-3): Turner; White, Saliba, Kiwior, Zinchenko; Jorginho, Fabio Vieira, Xhaka; Saka, Nelson, Martinelli.

Back to top button