Sportistët e Kosovës nuk e nisin mirë Festivalin Olimpik Evropian

Sportistët e Kosovës e kanë nisur me rezultate negative pjesëmarrjen në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj që po mbahet në Sllovaki. Pas rezultateve të dobëta të garuesve nga sporte si noti, badmintoni, tenisi dhe atletika në ditën e parë, sportistët e Kosovës nuk kanë treguar performanca të mira as të martën. Sot atletja Vesa Jusufi ka përfunduar në vendin e fundit prej 22 garuesve në vrapim 100 metra, ndërkohë humbje të thellë kanë pësuar edhe garuesit e badmintonit, Baton Haxhiu de Fijona Mustafa. Festivali Olimpik Evropian do të përfundojë më 30 korrik./21Media

Back to top button