“Squid Game” e ndihmon Netflix-in

Abonimet e Netflix u rritën në tremujorin e tretë të vitit 2021, e kjo vjen pas shfaqjes së serialit korean “Squid Game”
Firma amerikane shtoi 4.4 milionë përdorues në tre muajt deri më 30 shtator, më shumë se dyfishi i tremujorit të mëparshëm.
Seriali televiziv korean “Squid Game” ishte hiti i tij më i madh, i shikuar nga 142 milionë familje në katër javët e para të tij.
Firma amerikane – e cila është platforma më e madhe e transmetimit në botë – tani pret të shtojë rreth 8.5 milionë abonentë të rinj në tremujorin e katërt, mbi pritjet e analistëve, transmeton rtv21.tv.
Sipas Bloomberg , seriali korean mendohet të jetë me vlerë rreth 900 milionë dollarë për gjigantin e transmetimit, pasi kushtoi 21.4 milionë dollarë për t’u realizuar.
Një shfaqje tjetër jo-angleze, La Casa de Papel (aka Money Heist), gjithashtu bëri mirë, me serinë e pestë që u shikua nga 69 milionë shikues në katër javët e para të saj.
Firma pret të tërheqë më shumë përdorues të rinj në prag të Krishtlindjeve me sezonet e kthimit të shfaqjeve të njohura si “Tiger King” dhe “Cobra Kai”./21Media

Back to top button