Prezantohet si person zyrtar dhe ngacmon seksualisht një femër
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ai duke u prezantuar si person zyrtar ka ndaluar një automjet në të cilin ishin një mashkull e një femër dhe këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.
Ngjarja ka ndodhur më datë 19.10.2021 rreth orës 01:03 në Mitrovicë.
Pas arrestimit, i dyshuari ishte në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi ishte nën ndikim të alkoolit.
Më pas, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media